Një modele ruse, e cila ndodhet në një qendër paraburgimi në Tajlandë, ka kërkuar ndihmën e autoriteteve amerikane për tu liruar, duke premtuar se do të jepte informacione të sakta për lidhjet e supozuara të Trump me Rusisë.
Modelja është Anastasia Vashukevich, e ka bërë “ofertën” e saj nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.
“Jam gati t’iu ofroj të gjitha pjesëzat e munguara të ‘puzzle’-it, t’i shoqëroj ato me video dhe audio, në lidhje me lidhjet e ligjvënësve tanë të respektuar me Trumpin, Manafortin e pjesën tjetër. Di shumë gjëra. Jam në pritje të ofertave tuaja dhe ju pres në burgun ku ndodhem në Tajlandë”, ka shkruar ajo.
Vashukevich, e cila njihet edhe si Nastya Rybka, është në paraburgim në Tajlandë që prej arrestimit të saj më 26 shkurt, së bashku me 9 shtetas të tjerë rusë në qytetin Pattaya, me akuzën e organizimit të të ashtuquajturave “seanca stërvitore seksi”.



















