Një nga debatet më të ashpra televizive ka ndodhur në studion e ‘360 Gradë’ në Ora News. Arian Çani dhe Denis Dyrnjaja kanë qenë të ftuarit e formatit, për të diksutuar rreth çështjeve më të fundit të politikës së jashtme, siç është dhe takimi Rama-Merkel. Nuk është hera e parë që shohim përplasje mes personazhesh në ekrane lidhura me këto tema në veçanti, por komunikimi Dyrnjaja-Çani ka kaluar në tone të ashpra, që nuk përputhen fort me etikën televizive.
Të dy gazetarët kanë arritur deri në ofendime personale, duke harruar kështu për një çast temën e diskutimit, e duke u kthyer pas me histori private, që nga koha kur janë njohur për herë të parë. Çani ka arritur t’i thotë kolegut në sy: “Je debil, idiot”, ndërsa ky i fundit ka dhënë argumenta të llojit: “Kur jepja unë lajmet, ti haje patate të skuqura me salçiçe nën Koha Jonë, se kishe ardhur nga Gjirokastra!” Debatin e plotë e ka zbardhur si më poshtë vetë Ora News.
Dyrnjaja: Macron ishte në Kongresin amerikan dhe kërkoi që Shtetet e Bashkuara që të rindëhynë për një rend të ri të demokracisë dhe tregut. Të jesh në hapat e parë të këtij rendi që po mendohet të krijohet nëpërmjet Macron dhe Merkel duke menduar të fusin edhe SHBA-të që po dalin duke parë interesat e veta, është një gjë shumë e rëndësishme. Je në kohën atje ku është fillimi je pas kohe atje ku është Çani.
Çani: Nuk po të ofendoj! Argumentet e tua janë tërësisht naive. Ti je infantil. Ti je mësuar të japësh vetëm lajmet dhe thjesht dëgjon ç’thonë lajmet.
Dyrnjaja: Kur jepja unë lajmet, ti haje patate të skuqura me salçiçe nën Koha Jonë, se kishe ardhur nga Gjirokastra. Mos të kalojmë në personale.
Çani: Unë nuk të fyeva. Ti je kalama përpara meje.
Dyrnjaja: Kur kam bërë unë lajme, ti ishe për një copë picë.
Çani: Je fëminor dhe je edhe debil. Ti je idiot.



















