KreuFashion

Çudia e rradhës? Supermodele virtuale

 

Drejtori kreativ i Balmain Olivier Rousteing vetëm 32 vjeç ka sjellë gjithnjë ide innovative si postimi i fotove në insta story-n e tij me Gigi Hadid nën hashtagun #Balmainarmy (zyrtarisht) për modelet dhe Vipat që veshin këtë markë dhe (jozyrtarisht) për këdo që vesh Balmain.

Antarët më të rinj të Balmain nuk kanë rrahje zemre pasi janë CGI ( supermodele dixhitale.)

Sipas Rafinery29, punoi me Cameron-James Wilson- artistin që qëndron prapa modelit Shudu të Fenty Beauty- për të krijuar modelet ekskluzive dixhitale të Balmain. Modelet e quajtura Margot (majtas) dhe Xhi (djathtas) i bashkohen origjinales Shudu(në qendër) modelojnë për të formuar një Ushtri të re të Balmain dhe më diverse. Në fushatën e parë ato do të promovojnë çantën Balmain Bbox. Sipas raporteve të Rafinery, Rousteing tha se Margot përfaqëson “Vajzën Franceze të ëndrrave të tij,” ndërsa Xhi “Një bukuroshe kineze me flokë shumë të shkurtër.”

“Është një cilësi që dallon menjëherë kur vëren ushtrinë e Balmain: një festë të çlirët të përfshirjes,” shkroi marka në një njoftim për shtyp. Në 2018-ën përfsirja do të thotë edhe talent virtual.

Burimi/ELLE

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF