Pavarësisht faktit se Jennifer ka punuar me Dior që prej vitit 2012, roli i saj i ri si fyryra e parfumit më të ri, Joy, të shtëpisë franceze i çon gjërat në një nivel tjetër. “Miss Dipr në fakt më çon te nëna ime. Është parfumi që nëna ime hodhi dhe aroma e parë që ndjeva,” tha ajo ndërsa u kthye në L.A. Kur Laërence fluturoi për në Pris që të takonte krijuesin legjendar të parfumeve, Francois Demachy, mori me vete nënën e saj Karen: ‘ishtë diçka personale mes ne të dyjave.”
Dalja në treg e Joy, shënon një arritje të madhe që prej daljes në treg të J’adore para rreth 20 vjetësh. Fansat e Lawrence mund të mendojnë se emri I parfumit mun dtë lidhet me filmin Joy që I dhuroi asaj një Oscar në 2015-ën ku ajo luajti rolin e sipërmarrëses Joy Mangano. Nuk është ky rasti. Sipas Yann Musquin, drejtori ndërkombëtar I marketingut të Dior Fragrances, emri i parfumit erdhi nga një parim themelor i Dior, që është ti bëjë femrat të ndihen jo vetëm të bukura por edhe të lumtura.
“Të gjithë ishim në një mendje për emrin dhe çdo gjë lidhej më së miri,” tha Musquin. “Sigurisht doli që ishte edhe një përputhje perfekte me Lawrence.
Parfumi përfshin aromat e mandarinës,bergamot dhe trëndafil. “Isha shumë me fat që u përfshiva paksa të aroma,” thotë Lawrence, e cila shpjegon se vajrat esencialë si trëndafili janë aromat e saj të preferuara madje para se të fillonte bashkëpunimin me Dior. “Nuk më kanë pëlqyer kurrë aromat e rënda. Më pëlqejnë aromat natyrale dhe kjo është paksa e vështirë për tu gjetur, prandaj isha shumë e emocionuar për këtë pasi ka një aromë shumë natyrale.”
Burimi/ELLE



















