KreuCelebrity

Catherine Zeta Jones duket fantastike në javën e modës krahas së bijës Carys, 15!

Ajo ka shumë dëshirë që të ndjekë karrierrën e prindërve të saj në aktrim dhe merr këshilla mode nga nëna e saj. Të dielën Carys Zeta Douglas, 15 dukej mahnitëse në krah të nënës së saj gjatë javës së modës në New York.

Catherine, 48 mbante veshur një bluzë të zezë me mëngë të gjera dhe jakë V. Carys e cila është vetëm 15 vjeçe dukej e mrekullueshme veshur me një fustan të shkurtër gold me xixa dhe taka platform që i rrisnin gjatësinë.

Catherine dhe Carys kanë dalë në kopertinën e revistës Town & Country. Catherine thotë se Carys ka stilin e saj individual, është moderne por çdo stili i saj është i përshtatshëm për moshën që ajo ka. “ Kurrë nuk i kam thënë Carys, ‘Mendoj se kjo është e papërshtatshme për ty’,” tregon Catherine.

Carys e cila ka një vëlla më të madh Dylan, 18 i cili ndjek Universitetin Brown, tha se ajo i mbante mëri ‘Dinastisë Douglas’ kur ishte më e vogël.

Ajo shpjegoi: ‘Mendoj se ajo që më bezdis më shumë është se njerëzit mendojnë se unë nuk punoj shumë për të arritur atë që dua, se nuk kam nevojë që të punoj shumë. Se çdo gjë e kam gati, kur sinqerisht mendoj se është e kundërta. Mendoj se duhet vazhdimisht ti provoj njerëzve se nuk jam thjesht vajza e prindërve të mi.’

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF