KreuCelebrity

Fotot e dasmës: Sara dhe Ledioni na lanë me gojë hapur!

 

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë padyshim një ndër çiftet më të përfolur të showbiz-it shqiptar. Në një histori dashurie prej vitesh, dyshja lidhi kurorë një muaj më parë, më 11 gusht në një ceremoni private, përrallore në liqenin e Como-s në Itali. Shumë u përfol për vendin ku do të mbahej ceremonia, për të ftuarit VIP dhe ata që munguan, por gati asgjë nuk pamë nga çifti e mbrëmja e madhe. Pikërisht kur pritej që të bëhej nami e fotot të merrnin dhenë mbrëmjen e dasmës apo pak ditë më pas, çifti na la me gojë hapur!

Asnjë foto e publikuar prej tyre e madje edhe të ftuarit ishin ‘porositur’ e u treguan aq të kujdesshëm që gjithçka të mbetej brenda Villa Erba-s ku u mbajt edhe dasma. Siç edhe duket vetë të dashuruarit donin që kjo ditë të mbetej e tyrja e të shijohej nga të gjithë të pranishmit duke shmagur ekspozimin e tepërt.

Kështu, dyshja e Top Channel doli jashë çdo parashikimi tonit që menduam se do bëhej nami me foto, video e materiale live nga martesa e tyre, siç ka ndodhur edhe me dasmat e tjera VIP, por përkundrazi ‘na zhgënyen’ duke ruajtur tërësisht privatësinë.

Edhe ato pak momente që u publikuan ishin sporatike, sikur sa për të na hapur oreksin dhe imagjinatën. Deri më tani dimë që celebruesja e çiftit ishte Lori Hoxha, ndërsa për foto le të mjaftohemi me foton e profilit të trashëgimtares së Top Media-s dhe protagonistes me shpresën se në ditët në vijim do mund të kemi ndonjë postim lidhur me ditën e tyre speciale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF