KreuCelebrity

Zbulohet vendi ku Rona Nishliu po bën muajin e mjaltit

 

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu lidhi kurorë me partnerin e saj, Florisin në një ceremoni private ditën e shtunë më 8 shtator.

Menjëherë pas dasmës, çifti me gjasa ka nisur edhe muajin e mjaltit. Ka qenë vetë Rona që ka ndarë disa momente nga vendi ku kanë zgjedhur të qëndrojnë dhe bëhet fjalë për “Isola Bella” në Taormina, Itali, prej nga ku këngëtarja po na servir pamje e video.

Isola Bella është një ishull i vogël pranë Taorminës, Sicilisë, Italisë jugore dhe wshtw i njohur edhe si Perla e detit Jon. Ishulli ndodhet në një gji të vogël në detin Jon dhe cilësohet si një ndër ishujt më të bukur në botë kjo falë edhe arkitekturës së çmuar.

Nuk dihet se sa do të qëndrojë çifti i sapomartuar në këtë vend apo nëse do të udhëtojnë për diku tjetër më pas, por ajo që dimë është se nga fotot, vendi qenka një mrekulli.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF