Shumë flokë nuk rriten më shumë se 1 cemtimetër në muaj që do të thotë se duhet një përjetësi të rrisësh flokët nëse tashmë dëshiron ti zgjasësh. Kjo ama nuk do të thotë se nuk mund ta përshpejtosh këtë proces. Më poshtë ju paraqesim 10 këshilla nga parukierë profesionistë se si të rrisni flokët më shpejtë.
Rritja e flokut vjen me një dietë të caktuar
Një dietë e shëndetshme me shuëm vitamina është çelësi për flokë të shëndetshëm dhe të gjatë. Ushqim si salmon është i mbushur me acide yndyrore omega 3 dhe omega 6 dhe gjithashtu antioksidantë të cilët reduktojnë rënien e flokëve.
Forconi skalpin e kokës
Nuk është sekret se flokët e fortë kanë nevojë për një scalp të fortë. Sipas një studimi të kryer kohët e fundit është vërtetuar se masazhimi i skalpit rrit dendësimin e flokëve. Vetëm 5 minuta masazh i skalpit në ditë do të bëjë mrekulli.
Shtyni prerjen e majave të flokëve duke përdorur produkte
Është një mit fakti se duhet të prisni flokët çdo gjashtë javë. Nëse përdorni një shampoo dhe një balsam të mirë flokësh dhe përdorni mjete stilimi që nuk i dëmtojnë flokët tuaj atëherë mund të kaloni gjashtë muaj pa I prerë flokët.
Flini në mëndafsh
Nëse flini në një sipërfaqe të butë si një jastëk me këllëf mëndafshi kjo do të reduktojë këputjen e flokëve gjatë natës.
Ndiq rregullin e një
Asnjëherë mos i thani flokët me tharëse dhe më pas ti stiloni në po të njëjtën ditë. Për të shmangur flokun e thatë dhe dëmtimin e tyre bëni vetëm njërën prej tyre jo të dyja.
Lërini flokët tuaj të pushojnë
Duke u bazuar në llojin e flokëve tuaj sa më shumë ti lani dhe ti stiloni do ti dëmtojë ata.
Zëvendësoni vendin ku I kapni flokët bisht
Bishti i flokëve i ulët dhe i lirë janë idealë pasi nuk shkaktojnë këputjen e flokëve. Një bisht i shtërnguar shumë fort i këput flokët.
Krihni më mirë
Një krëhër i mirë është një investim i mirë pasi krehja stimulon qarkullimin e gjakut në skalp dhe duke bërë kështu që në skalp të kalojnë një sërë lëndësh ushqyese që forcojnë flokun.
Errësoni flokët
Të bëhesh bjonde i lë flokët shumë të dobët dhe shkakton këputjen e tyre prandaj më mirë errësoni flokët nëse dëshironi që të jenë më të shëndetshëm.
Shpëlani flokët me uthull molle
Të shpëlani flokët me ujë të ftohtë të përzier me uthull molle ndihmon shtresën e kutikulave duke e bërë më të shndritshme.
Shtoni një suplement ditor në rutinën tuaj
Që flokët tuaj të rriten më shpejt përdorni ushqyes të ndryshëm një herë në ditë.
Shmangni zgjatimet e flokëve
Kur keni si qëllim që të rrisni flokët, përdorini zgjatimet vetëm për raste të veçanta dhe periudha të shkurtra kohore pasi pasha e tyre i këput flokët tuaj.
Burimi/ELLE



















