Viti shkollor ka nisur dhe më të emocionuarit janë fëmijët që ulen në bankat e shkollës për herë të parë. Të tilla emocione ka përjetuar sot edhe familja e ministrit Blendi Klosi, pasi vajza e tij 6-vjeçare ka nisur klasën e parë. Në këtë ditë të rëndësishme, Amblën e vogël e ka shoqëruar edhe babai i saj njëkohësisht ministër i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Në fotot e publikuara në Instagram, shihen fytyrat e qeshura të mamit, vëllait Aron dhe babi Blendit.
Blendi Klosi, aktualisht ministër është i martuar me Nora Klosi (Gega) dhe kanë dy fëmijë, Aron dhe Ambla.



















