Me verën që po i vjen fundi është koha për të reflektuar rreth trendeve të bukurisë që dominuan këtë sezon. Duke u munduar të zgjedhim një ndryshim për stinën që po vjen duhet ti kthejmë sytë edhe njëherë nga vera që po lëmë pas. Më poshtë ju paraqesim trended që dominuan plotësisht verën e 2018-ës dhe e përcaktuan këtë verë gjithashtu.
Kaçurrelat e diskos
Lagështia e verës bëri që këto kaçurrela të dukeshin më bukur dhe të qëndronin më gjatë. Alessandra Ambrosio dhe Ciara janë ato të cilat i stiluan flokët kështu gjatë verës që lamë pas dhe dukeshin mahnitëse.
Zbulim ‘i rrezikshëm’ i lëkurës
Të të dalin pjesë të trupi që nuk duhet epo është tashmë pjesë e modës: Këtë sezon, vetëbesimi i trupit dhe lëkura që shkëlqen dominuan stilin e rrugës dhe tapetin e kuq, oh edhe këmbët e gjata e të tonifikuara. Modele si Kendall Jenner dhe Bella Hadid treguan asetet e tyre përpara kamerave.
Buzëkuq i kuq
Buzët e kuqe ishin prezente kudo gjatë verës, si te Laura Harrier apo Rihanna. Edhe kur vera të mbarojë kjo ngjyrë do të shihet sërisht.
Tone të shndritshme të syve
Edhe sytë kishin momentin e tyre pasi ngjyrat e ndezuar u rikthyen fuqishëm. Sasha Lane përdori ngjyrën lejla ndërsa Mila Kunis një ngjyrë metalike smerald, ndërsa Lady Gaga u lye me ngjyra neon të paradës New York’s Pride.
Aksesorë dekorativë për flokët
Fasho, kapse dhe çdo gjë tjetër që mund apo jo të imagjinosh u shfaqën në tapetin e kuq. Yara Shahidi, për shembull vendosi lule delikate në flokët e saj.
Gërsheta të thjeshta
Pak rëndësi ka si janë të stiluara, në një anë apo si kurorë, gërshetat nuk të bezdisin gjatë verës. Rasti në fjalë: Blake Lively dhe gërshetat e saj pasdite në Manhattan.
Flokët Bob , prerje e guximshme
Një prerje flokësh që të tregon qafënështë perfekte për të sfiduar vapën, por ky stil flokësh do të jetë prezent edhe gjatë vjeshtës si stili më i përfolur. Kylie Jenner i hoqi shtesat fallco të flokëve dhe i preu flokët e saj Bob dhe i lyeu platin.



















