Një grua e cila ka shpenzuar 500.000 dollar në trajtime mjekësore për tu dukur njësoj si Kim Kardashian është ‘tërhequr’ tashmë nga operacionet plastike pas 6 mbushjeve me dhjam të të pasmeve.
Jennifer Pamplona, 26 vjeçe, tha se pesë kirurgë plastikë refuzuan ta operonin pasi rezikonte jetën. Ish- modelja e Versace e cila jeton midis Kalifornisë dhe Dubait fitoi famë pas 9 operacioneve plastike për 24 orë dhe që atëherë ka ndërhyrë në çdo pjesë të trupit të saj.
Format trupore njësoj si të familjes Kardashian I kanë kushtuar asaj plot 550.000 dollar. Që kur e filloi transformimin e saj para tre vjetësh, Jennifer ka bërë 30 operacione –për heqjen e 8 brinjëve, mbushjen e buzëve, zmadhimin e gjoksit dhe të tjera-për të patur pamjen që ajo ka sot. Para dy muajsh ajo kreu operacionin e tetë për të zmadhuar të pasmet ( tashmë të zmadhuara) duke përdorur dhjam.
E rritur në Sao Paolo, Brazil Jennifer ka ëndërruar gjithnjë që të kishte një trup të imët por me forma pas shumë talljeve nga shokët e saj për trupin pa forma. Vetëm në moshën 22 vjeçare ndërsa punonte si modele për firmën e Versace ajo mori pjesë në një TV show ku iu ofrua të bënte 9 operacione brenda 24 orësh, pasi I dashuri I saj humbi jetën si pasojë e lucemisë.
Ajo thotë se ishte ëndrra e tij që ajo të dukej si një barbi duke qenë se ai njihej si “Kukulla Ken njeri” dhe dëshironte që ata të ishin njësoj.Jennifer tha se pas një kohe të gjatë e kuptoi se operacionet plastike ishin një varësi por tashmë ajo ka vetëbesim të lartë dhe nuk i intereson më nëse të tjerët nuk e pëlqejnë atë ashtu si është.
‘Çdo vajzë do që të bëhet seksi si Kim Kardashian prandaj edhe unë u fiksova pas saj. Doja të bëhesha si ajo dhe kur pashë se çdo herë e më shumë po filloja të dukesha si ajo bëja gjithnjë e më shuëm operacione.’
‘Sa herë që bëja një operacion të ri ndihesha e lumtur, e bukur dhe e famshme. Për shkak të të gjitha operacioneve që kam bërë kudo që shkoj njerëzit duan të bëjnë foto me mua pasi mendojnë se unë ngjaj si Kim.’
‘Unë tashmë ngjaj si një Kardashian dhe i dua motrat Kardashian pasi na tregojnë se nëse e do me të vërtetë diçka duhet të bësh çdo gjë që ta arrish. Tashmë unë nuk kam më nevojë për operacione plastike pasi më pëlqen vetja kështu dhe nuk dua të dukem keq.’



















