KreuFashion

Të reja nga Shtëpia e Modës Chanel!

 

Shtëpia e modës Chanel ka disa dhurata për të gjitha zonjat besnike (por jo vetëm) të kësaj marke, me rastin e fetstave të fundvitit!

Parfumi N5 edicioni i kuq

Për herë të parë në historinë e Shtëpisë së modës Chanel, shishja legjendare e këtij parfumi e dizenjuar nga Zonja Chanel, që ka qenë qelq pa ngjyrë, do të vijë me një version në ngjyrë të kuqe. Një edicion i limituar që do të vijë në flagrancat (N5 L’EAU de Toilette dhe N5 L’EAU de Parfum 100ml), si dhe 55 shishe prej kristali që do të jenë në versionin 900ml.

Cila ngjyrë tjetër më mirë se e kuqja do të kombinohej me fuqinë e N5, simbolin e shpirtit vizionar? E kuqja, simboli i jetës, ngjyra e gjakut, siç edhe thoshte Mademoiselle Chanel. I dizenjuar në vitin 1922 dhe i përshtatur në vitin 1924 shishja e qelqtë në formë drejtkëndore u kthye shumë shpejt në simbolin e luksit dhe parfumerisë në shekujt 20 dhe 21. E kuqja ka qenë gjithmonë simboli i joshjes femërore. Chanel N5 Red Edition do të jenë në shitje që prej 1 Nëntorit të 2018-ës, për t’i paraprirë sezonit të fetsave.

Koleksioni Libre 2018

Çdo koleksion Libre është i lidhur ngushtë me botën e Chanel. “Duke identifikuar dhe duke studiuar intensivisht një simbol klasik të Shtëpisë, unë jam në gjendje të investoj ato imazhe dhe ide ekzistuese me energji të reja”, shpjegon Lucia Pica shefja e make-up- artistëve të Chanel.  Për koleksionin Libre 2018 Lucia ka adaptuar imazhet e dashura të Coco Chanel, si koka e luanit, të cilën ajo e pwrdorte si hajmali.  Një grua që përdor Maximalisme de Chanel nuk e fsheh që asaj i pëlqen që ta shohin. Ajo e trajton make-up-in njësoj siç trajton askesorët. Ja çfarë sugjeron Chanel për make-up-in tuaj në sezonin që sapo kemi hyrë

Ombre Premierë:  Kjo paletë me katër nuance ngjyrash për sytë tuaj, përmban risi të përparuara për të rritur kreativitetin tuaj. Formula e saj bashkon një cilësi të butë dhe një aplikim të lehtë, për të arritur ngjyrën maksimale që është konsistente, shkëlqyese dhe që do të zgjasë gjjthë ditën. Pluhurat vijnë në disa versione efektesh; mat, shkëlqyese, metalike, apo e ylbertë. Çdo paletë përmban katër nuanca për të patur sy natyrale, të sofikstikuar, intensive apo ‘smoky eyes’.

Le Rouge Crayon De Colour Mat; Lapsi për buzë (por jo vetëm) na i lehtëson shumë rregullat e make-up-it. Është i vogël, nuk ze vend ndaj mund ta mbajmë gjithmonë me vete, për ta përdorur sa herë që do të na duhet.  Përbërja e saj kremoze siguron aplikim të lehtë pa u munduar aspak. Ky produkt që duhet të jetë patjetër në ccantat tona të tualetit është kundër ujit dhe zgjat shumë pas aplikimit tuaj të parë. Për më tepër, përveccse si lapës buzësh, mund të përdoret edhe si ‘rouge’ për faqet. A nuk duket i mrekullueshëm?!

Le Vernis (Velvet Nail Colour): Dy nuanca manikyrësh, edicion i limituar, vijnë në koleksionin e make-up-it Le Mat De Chanel. Ngjyra mat me efekt velvet.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF