KreuFashion

“Coca-Cola Summer Fest 2” mbledh mbi 25 mijë vetë në Sheshin Skënderbej!

Rreth 25 mijë vetë kanë ndjekur në sheshin Skëndërbej edicionin e dytë të Coca-Cola SummerFest! Ashtu si premtoi vitin e kaluar ÇBS e ktheu tanimë në një traditë verore realizimin e këtij koncerti madhështor në zemër të kryeqytetit shqiptar, duke i dhënë mundësinë të gjithë artëdashësve të argëtohen, të shijojnë muzikë të mirë dhe të shijojnë freskinë e një Coca-Cola. E si gjithmonë vetëm më të mirët e muzikës moderne shqiptare janë përzgjedhur për të qënë pjesë e këtij aktiviteti madhështor, si  Grupi Lynx, West Side Family, Samanta Karavello, Offchestra, Dhurata Dora, Ylli Limani, Young Zerka, Arilena Ara dhe Eugent Bucpepa.

Ata kanë performuar hitet e momentit por edhe disa nga këngët më të njohura të repertorit në vite. Por nuk mund të mungonte këtë vit edhe një guest star i jashtëzakonshëm, një artiste shqiptare me famë ndërkombëtare e cila na bëri të gjithë krenarë me vendin e dytë në Festivalin e Eurovision, këngëtarja Eleni Fourera. Ajo u ngjit në skenë për herë të parë para publikut shqiptar për të sjellë ritmet e nxehta të këngës së saj Fuego dhe hitet më të fundit muzikore. Sheshi Skënderbej për disa orë me radhë nuk ka ndaluar së kënduari e shijuari muzikën më të mirë, në shoqërinë e moderatores së njohur Klea Huta e cila për të dytin vit është pjesë e koncertit Coca-Cola SummerFest. Kështu edhe këtë vit argëtimi mbajti emrin Coca-Cola me premtimin që vitin e ardhshëm artistë akoma më të mëdhenj do të bëhen pjesë e ÇSF!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF