KreuStil Jetese

Aksident i frikshëm me makinë, princi shpëton paq

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e së enjten dhe në të është përfshirë Duka i Edinburgh, Princ Philip.

Princi 97-vjeçar udhëtonte me një makinë Land Rover fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime nga aksidenti, që burime nga vendngjarja e cilësuar të frikshëm.

Dëshmitarët nga vendngjarja thanë se makina me të cilën udhëtonte princi u përmbys gjatë përplasjes dhe se ata dhanë ndihmën e parë për ta nxjerr 97 vjeçarin nga makina. Ai ishte i vetdijshëm por tmerrësisht shumë i shokuar dhe i tronditur, thanë dëshmitarët.

Lajmin e aksidentit e ka konfirmuar edhe Pallati Mbretëror duke konfirmuar se Princ Philip nuk ka pësuar lëndime dhe se në vendim e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF