Njëra nga trashëgimtaret e Top Media, Sara Hoxha feston sot ditëlindjen e saj dhe mbush 23 vjeç. Për të festuar ditën e saj të lindjes Sara, bashkëshorti i saj Ledion Liço, e motra Lori dhe mikeshat e saj, kanë festuar në një nga lokalet e kryeqytetit dhe kur akrepat kanë shënuar 00:00 ka shprehur dëshirën dhe ka fryrë qirinjtë e tortës.
Torta e ditëlindjes së Sarës ishte e mirëmenduar dhe krejtësisht e veçantë dhe origjinale. Me temën e serialit të saj të preferuar “Friends”, torta është e zbukuruar me një divan dhe një filxhan kafeje dhe qirinjë shumëngjyrësh. “Ajo kur Sara mbush 23 vjeç” është urimi i shkruar mbi ëmbëlsirë ndërsa protagonistja e ka publikuar tortën ne story.
Ndërsa e motra Lori ka publikuar videon kur Sara fryn qirinjtë dhe ndër të tjera shkruan dhe urimin e saj për të motrën: “Gëzuar ditëlindjen partnerja ime e jetës, jam njeriu më me fat në botë që të kam”.
she’s my lobster. Happy birthday life partner, im the luckiest in the world to have you













Olta Gixhari përlotet në emision! Arsyeja?





Parashikimi i horoskopit, 16 janar 2019

