U shpall kampione bote; Majlinda Kelmendi shet medaljen për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve me sëmundje serioze!

Pasi na bëri krenar me çmimin si kampione bote në sportin e xhudos, Majlinda Kelmendi që është e parë shqiptare që merr një titull të tillë në gjithë historinë e sportit shqiptar, ka treguar se është edhe kampione sa i përket vlerave njerëzore.

Kelmendi në pamundësi për të patur miliona euro në llogarinë e saj, siç mund të kenë koleget e saj nëpër botë, ka gjetur një mënyrë që ka prekur jo pak për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë. Kampionia e botës dhe ajo olimpike, Majlinda Kelmendi vendosi të shesë arritjen më të madhe të saj, medaljen e artë për të blerë ilaçe për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve që vuajnë nga sëmundje serioze dhe kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë financiare.

Ambasadorja e “Care for Kosovo Kids” dhe njëherësh fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, shkroi këtë mesazh të veçantë duke i ftuar të gjithë që t’i bashkohen iniciativës së komunitetit të BERZH:

“Dua që ata të jetojnë! Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për i’laçet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare. Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për Care for Kosova Kids, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dh uroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të shërohen me ndihmën tuaj”, u shpreh kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.

Burimi; Noa

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article