10.5 C
Tirana
E hënë, 27 Mars, 2023
spot_img

Kim Kardashian përqeshet për ditëlindjen “modeste” në ishullin privat!

Kim Kardashian është akuzuar si “shurdhe” pasi kalon ditëlindjen e saj të 40 me një grup të madh familjar dhe shoqëror në një ishull privat, teksa Coronavirus vazhdon të mbetet problem shumë i madh. Ylli i reality show tha se udhëtimi u realizua pas “dy javë intensive monitorimi të shëndetit dhe duke i kërkuar të gjithëve të karantinoheshin”. Në përshkrimin në fotot e saj në Instagram të këtij udhëtimi ajo shprehet se ka kuptuar “në mënyrë modeste se sa e privilegjuar është jeta e saj”.Teksa disa fansa e vlerësuan sinqeritetin , disa të tjerë u shprehen se udhëtimi ishte “i pandjeshëm” ndaj familjeve qe janë ndarë nga Covid-19.

“Kjo është shumë groteske,” një përdorues shkruan. “Të pasurit mund të pretendojnë sikur janë normal në një ishull privat. Njerëzit normal janë duke anuluar Krishtlindjet dhe Ditën e Falënderimeve.”

Fansat u shprehën të revoltuar ndaj situatës të pandjeshme , duke qenë në një moment serioz dhe kaotik , me Coronavirus që po merr mijra jetë cdo ditë. Dhe pas kritikave erdhën ‘meme’ të cilat nuk mund të mungonin.

Pas këtij postimit të saj, vërshuan qindra postime të cilat talleshin me “modestinë” e Kim.

 

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit