Trendi i vjeshtës: Këpucë si të Melania Trumpit!!!

Në zemrën e çdo gruaje, janë dhe do të mbeten ato. Këpucët, të cilave nuk u ikën moda kurrë. Të larta, me raste shumë të larta, që të ndihmojnë t’i japësh ecjes një hijeshi femërore, të bëjnë të dukesh me këmbë më të gjata dhe mbi të gjitha të bëjnë të ndihesh e parrezistueshme dhe seksi. Jemi duke folur për këpucët me taka, ose siç quhen në gjuhën për ekselencë décolleté, te preferuarat e Melania Trump.

Janë ato këpucët më të dashura të gjithë kohërave. Të domosdoshme, sepse përveçse janë një trend i kohës, duhet pranuar se janë mbi të gjitha një investim afatgjatë, pasi nuk dalin kurrë nga moda. Por duhet të kemi parasysh se nuk duhet të jenë të thjeshta. Nga pasarelat e fundit shikojmë modelë te ndryshme, disa prej tyre të rivizituara, shumëngjyrëshe, të ndritshme. Pra me pak fjalë modele që ngjallin dhe të sjellin humor të mirë dhe të bëjnë ta marrësh jetën më pak seriozisht. 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article