KreuFashion

5 ushqime të mrekullueshme për shëndetin e flokut tuaj!

Flokë të shëndetshëm, të fortë e të shkëlqyeshëm edhe në dimër?! Mund të kujdeseni për flokët tuaj me trajtimet e maskat që ju sugjerojmë herë pas herë, por një mënyrë mjaft efikase është edhe trajtimi i tyre përmes ushqimeve të duhura.

Ja pesë ushqimet themelore që nuk duhet t’i mungojnë dietës suaj ushqimore:

 

Frutat e pyllit

Boronicat, manaferrat, luleshtrydhet, përveçse të shijshme, janë edhe një koncentrat antioksidantësh të cilët riparojnë dëmet e shkaktuara nga dielli, era apo të ftohtët. Janë të pasura me vitamina C e cila përmirëson qarkullimin e gjakut në pjesën e skalpit.

Perimet me ngjyrën e gjelbër

Spinaqi dhe brokoli përmbajnë hekur, një mineral të domosdoshëm për rritjen e flokëve. Mungesa e hekurit mund të zvogëlojë furnizimin e oksigjenit tek flokët, duke zvogëluar rritjen e tyre dhe duke shkaktuar këputje.

Peshku

Peshqit salmon dhe peshqit e kaltër janë të pasur me proteina, vitaminën D dhe Omega 3. Proteinat janë thelbësore për të patur flokë të fortë. Omega 3 siguron yndyrnat e shëndetshme për kokën, e të rëndësishme për prodhimin e flokëve të rinj të shëndetshëm dhe të shkëlqyeshëm.

Bishtajorët

Fasule, qiqrat dhe thjerrëzat janë të pasura me proteina, hekur, zink dhe biotinë. Proteinat dhe hekuri sigurojnë kolagjen dhe oksigjen në rritjen e shpejtë në gjatësinë e flokut. Biotina dhe zinku parandalojnë humbjen e flokëve dhe stimulojnë rritjen e tyre të shëndetshme.

Patatja e ëmbël dhe kungulli i verdhë

Këto dy super ushqime nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj, sidomos kur vuani shumë nga rënia e flokëve. Janë një minierë beta-karoteni, e cila në trupin tonë shndërrohet në vitaminën A, e nevojshme për rritjen e qelizave dhe flokëve. Pa të, flokët janë të  thatë e pa gjallëri.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF