E rëndë, aktorja e famshme hollivudiane rrezikoi të humbasë këmbën!

 

Bëhet fjalë për aktoren e njohur Ashley Judd, e cila rrezikoi të humbiste këmbën, si pasojë e një aksidenti në Afrikën e Jugut.  Aktorja e cila gjendjej në një mison humanitar në Kongo, për shpëtimin e një specieje të veçantë shimpazeje, gabimisht ishte penguar dhe ishte rrëzuar duke dëmtuar keq njërën këmbë.

“Një aksident katasrofik, gati sa nuk e humba këmbën”- ka rrëfyer ajo, duke pohuar se pothuasje për 55 orë mbeti e bllokuar në xhungël në pritje të ndihmës së shpejtë. “U pengova në errësirë dhe u rrëzova”- ka kujtuar Ashley.

“Nga ai moment m’u deshën 55 orë për të më transportuar, një copë rrugë në krahë, një pjesë në motor për të shkuar në një qendër mjekësore në Afrikën e Jugut.” Të gjithë historinë aktorja e ka rrëfyer në një nga rrjetet sociale me qëlllim sensibilizimin mbi kushtet e mjerueshme dhe katastrofike që jetojnë njerëzit në ato zona. “Mbi 25.6 milionë kongolezë jetojnë në pyjet tropikale dhe të gjithë ata kanë nevojë për ndihmë humanitare dhe mjekësore. Ajo që ndodhi tregoi se si jeton një kongolez i thjeshtë në varfëri, pa asnjë lloj askesi në mjekësi, pa asnjë lloj medikameti për dhimbjet apo ndonjë lloj shërbimi tjeter,” është shprehur e indinjuar aktorja.

Previous ArticleNext Article