KreuCelebrity

“U martove për para”, aktorja i kthen përgjigje “dashamirësve”!

Është e njohur dhe e dashur në mbarë botën, megjithatë me njerëz që kritikojnë është përballur edhe Salma Hayek. Aktorja rrëfeu në shoë-n Armer Expert, të humoristit Dan Shepard, se në fillesat e lidhjes së saj me bashkëshortin (milioner) François Pinault, nuk kishin munguar qortimet e atyre që mendonin se po martohej vetëm për para.

“Njerëzit thonin që martesa jonë është nga ato të kombinuarat, se unë u martova për para. Ja pra, kemi kaq vite të martuar e të dashuruar, ju si thoni? Im shoq është super i këndshëm, bujar, i ngrohtë, dhe shumë joshës. E bukura është se unë fjalët e njerëzve tani nuk i marr as si ofendim, madje sikur më pëlqejnë”, është shprehur ajo.

Pinault, 58 vjecar është në fakt shumë I pasur. Ai drejton grupin Kering, një korporatë shumë e njohur në industrinë e botës së modës së luksit, si dhe kompaninë Group Artemis. Por Salma këmbëngul se mes tyre ka vetëm dashuri të pastër dhe shumë pasion!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF