KreuCelebrity

‘Nuk dua të jem as nëna, as njerka e tij’; Denata Toçe flet për marrëdhënien me djalin e bashkëshortit!

Ata e kanë bazuar marrëdhënien në respekt, pasi të dy e dinë mirë pozicionin që duhet të mbajë gjithsecili. Denata Toçe e dinte mirë qysh kur nisi romancën me Arbenin, sot baba i dy fëmijëve të saj që ky udhëtim nuk do të qe fort i lehtë.

Arbeni vinte nga një martesë e mëparshme, nga e cila kishe një djalë e  nisur nga kjo, psikologia Toçe nuk do ta kishte fare lehtë krijimin e një lidhje të tillë. Megjithatë sot, pas disa vitesh secili ‘aktor’ në këtë marrëdhënie e ka gjetur habitatin e tij; Denata nuk ka kërkuar kurrë të jetë nëna e Antuanit, thjeshtrit të saj e njëkohësisht vëllait të dy fëmiëjve të saj; e nga ana tjetër ajo nuk e quan veten as njerkë; por dyshja kanë krijuar bashkë një raport tejet të veçantë në bazë të të cilit në mos qoftë një dashuri e madhe, respekti reciprok është parësori.

Si asnjëherë më parë, në një intervistë për  ‘E diela shqiptare’ psikologia Toçe rrëfeu detaje nga marrëdhënia me djalin e bashkëshortit.

E dija që në fillim se ishte i divorcuar dhe kishte një djalë të vogël, një djalë që do të më vinte keq nëse do të kisha marrë një vendim tjetër, sepse po ta njihni vërtet Antuanin, nuk besoj se do të ishte ndonjë këtu që nuk do të dashurohej me të. E dua pafund. Mbi të gjitha është vëllai i dy fëmijëve të tjerë; është lali Antuani. Unë jam për të Denata, ai është Antuani. Ia kam thënë që në fillim me veprat e mia se unë nuk mund të jem asnjëherë nëna e tij, unë nuk jam as njerka e tij, ai ka një mama, e cila është një nga gratë që respektoj dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe rritjen e tij. Marrëdhënia ka ardhur kaq natyrshëm sa mendoj që ndoshta nuk kam dashurinë e Antuanit, por kam respektin e tij”; tregoi teksa përlotej Denata për marrëdhënin me Antuanin, djalin e bashkëshortit Arben Skënderi

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF