Një bebe mbretërore britanike sapo lindi ..në tualetin e shtëpisë!

Familjes mbretërore britanike i është shtuar një tjetër bebe, dhe rrethanat e ardhjes në jetë të djalit të Zara Tindall, ishin mjaft të rralla: vogëlushi i mbesës së mbretëreshës Elisabetë nuk lindi në klinikën e përhershme të familjes mbretërore, as me planifikim. Ajo ishte në tualet kur nisën dhimbjet e aty e lindi dhe djalin.

I shoqi, Mike Tindall sqaroi në rrjetet sociale se gjithcka kishte ndodhur aq shpejt, sa nuk kanë pasur kohë të shkonin në spital. Në postimin e tij, Mike theksonte se fatmirësisht, mamia që të ndiqte lindjen nuk ishte shumë larg në ato momente dhe mbërriti shpejt. Për monarken britanike, Lucas është stërnipi i 10-të dhe ajo po pret me padurim ta takojë!

Previous ArticleNext Article