Shitet koleksioni i letrave të fshehta të Dianës, ia shkroi mikut të ngushtë pas ndarjes!

Koleksioni i letrave dhe kartolinave të shkruara me dorë të Princeshës Diana, u shitën në ankand në Londër për plot 113,000 dollarë. bëhet fjalë për letra të dërguara mikut të familjes Roger Bramble. Të shkruara ndërmjet viteve 1990 dhe 1997, ato kanë qenë të fshehura për gati tre dekada në një dollap në shtëpinë e familjes Bramble. Edhe pse shumica tregojnë dramën e përjetuar nga princesha përfshirë këtu divorcin e saj, luftën me problemet e shëndetit mendor dhe presionin e medias me të cilin u përball, ato nxjerrin në prah dhe një anë tjetër të personalitetit të saj, qesharak e argëtues.

Në një deklaratë, familja Bramble tha: “Ne kemi qenë të shqetësuar për portretizimet bashkëkohore të Dianës që mund të bëhen në mendjet e publikut. Ne besojmë se këto letra zbulojnë se ajo ka qenë një qenie njerëzore e dashur, e kultivuar dhe e mrekullueshme dhe se publikimi më i gjerë mund vetëm t’i japë një meritë më të madhe autores së tyre.” Në një letër drejtuar Roger Bramble, e datës 19 tetor 1995, Diana i referohet me shaka Mbretëreshës si “Shefja” – dhe kjo mund të jetë arsyeja pse u shit për rreth 12,000 dollarë.  Në koleksion u përfshi dhe një kartolinë Krishtlindjesh, që përmbante foto të Dianës, dhe dy djemve, Williamit dhe Harry-t.

Previous ArticleNext Article