Ndahet nga jeta si pasojë e Covid-19 Bashkim Fino!

Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm deputeti Bashkim Fino. Ai prej ditësh ishte infektuar nga Covid-19 dhe ndodhej i shtruar në spital por fatkeqësisht Fino 59 vjeç nuk mundi dot ta fitojë këtë betejë.

Politikani vuantë njëkohësisht edhe nga leukemia çka e ka përkeqësuar gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me koronavirus.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga viti 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

 

Previous Article