Merr fund lidhja 6 vjeçare e Amos Zaharia dhe Gigliolas?!

Amos Zaharia dhe partnerja Gigliola Haveriku duket se i kanë dhënë fund romancës së tyre 6 vjeçare. Ndonëse vetë aktori dhe këngëtarja nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike rreth këtij lajmi, disa detaje në rrjete sociale kanë bërë që të lindin dyshime se mes dyshes ka marrë fund.

Në llogaritë personale në instagram, Amos dhe Gigliola kanë fshirë çdo foto që kanë sëbashku e madje ata as nuk e ndjekin më njëri tjetrin.

Nuk dihet nëse kjo krisje është një krizë momentale e çiftit apo nëse ky do të jetë fundi pa kthim, por nisur nga ato që tregon instagrami së fundi, dyshja e artistëve duket se nuk po kalojnë një momen fort të mirë në raportin e tyre dashuror.

Previous ArticleNext Article