Royal Ascot 2021, si u veshën këtë vit në hapjen e tij pjesëtarët e familjes mbretërore!

Royal Ascot është një nga ngjarjet më të rëndësishme mondane, në të cilën familja mbretërore padyshim luan rolin e zonjës së shtëpisë. Për të hyrë në hipodronim e famshëm të Berkshire-it për të parë garat me kuaj, të gjithë të fuarit kanë dhe duhet të ndjekin kodin e veshjes.  Ky vit i cili përkon me vitin e dytë të pandemisë është parashkiuar të jetë më i mbldedhur në numër, do të lejohen vetëm 12 mijë vetë në ditë. Megjithëse një numër i kufizuar, nga frika e pandemisë nuk është konfirmuar ende nëse mbreteresha Elisabetha do të jetë e pranishme. Kjo do të jetë hera e parë që mbretëresha do t’i mungojë këtij eventi, duke marrë parasysh që viti i kaluar nuk llogaritet për shkak të kushteve në të cilat gjendej e gjithë bota. Po ashtu vihet re dhe mungesa e Kate Middleton dhe princ William si dhe dy prej veteraneve të ketij eventi princeshës Beatrice dhe princeshës Eugenia, e sapo bërë nënë. Në ceremoninë e hapjes qenë të pranishëm princ Karli dhe Kamila, dushesha e Kornavaljes. Mbesa e mbretëreshës Zara Tindall dhe bashkëshorti i saj Mike kanë zgjedhur pikërisht eventin e Ascotit për daljen e tyre të parë publike, pas lindjes se djalit. Ish –kampionia ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes me kapelen e krijuar apostafat për këtë event.

 

Previous ArticleNext Article