KreuFashion

Nga sot hiqet tarifa “roaming” në Ballkanin Perëndimor!

Nga dita e sotme do të nisë komunikimi pa “roaming” në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Qytetarët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë do të mund të komunikojnë gjatë udhëtimeve në vendet e tjera pa kosto shtesë dhe me të njëjtat tarifa të planit kombëtar përkatës.

Shërbimi vlen vetëm për biseda telefonike apo për mesazhe, jo për internetin. Heqja e “roaming” do të hyjë në fuqi automatikisht, ndaj nuk është nevoja që përdoruesit të ndërmarrin ndonjë hap specifik.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF