KreuCelebrity

 Dritan Shakohoxha i jep fund karrierës si komentator sportiv!

Finalja eurpiane mes Anglisë dhe Italisë që do të mbahet këtë të diel do të jetë edhe ndeshja që do të përmbyllë karrierën e komentatorit ikonik sportiv Dritan Shakohoxha. Ka qenë vetë Shako ai që ka lajmëruar tërheqjen nga ky profesion pas më shumë se dy dekadash në mikrofonin dhe pultin e komentit të ndeshjeve të shumta sportive.

Shakohoxha njoftoi tërheqjen nga profesioni gjatë lidhjes që pati nga Ëembley për RTSH, para ndeshjes Angli-Danimarkë.

“Kjo do të jetë ndeshja e parafundit që komentoj. Finalja e të djelës së ardhshme do jetë komenti im i fundit. Vjen një ditë që duhet ta lësh edhe atë që dashuron më shumë, në një mënyrë apo tjetër u shpreh komentatori.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF