Solli në jetë 9-njakë, flet 26-vjeçarja, “Ishte një tronditje e plotë”

26-vjeçarja Halima Cisse nga Marokuka sjellë në jetë 9 fëmijë nga një shtatzëni e vetme,  duke thyer kështu rekordin aktual botëror të vendosur nga “Octomum”, në vitin 2009. Asokohe gruaja e quajtur Nadya Suleman solli në jetë 8 fëmijë.

Sipas raportimeve bebet e 26-vjeçares kur lindën peshonin nga 500 gram deri në 1 kilogramë, për këtë arsye u vendosën në inkubatorë dhe tanimë gëzojnë shëndet të plotë. Duke pasur këtë peshë trupore ata u vendosën në inkubatorë, dhe fatmirësisht ata tanimë gëzojnë shëndet të plotë.

Në një intervistë të dhënë nga spitali në Marok, Cisse ka thënë: “Ishte një tronditje e plotë kur kuptova se do kisha nëntë foshnja, sepse mendova se do ishin shtatë. Është shumë punë dhe unë ende ndihem shumë e dobët. Shtatzënia ime ishte e vështirë, e kam nevojë për shumë pushim. Të lindësh 1 fëmijë është mjaft e vështirë, por të kesh 9 është e paimagjinueshme. I jam mirënjohës ekipit mjekësor që po bën gjithë punën e madhe dhe qeverisë Mali për financimin e trajtimit të tyre”, ka rrëfyer ajo.

Previous ArticleNext Article