Sportistja argjentinase Maria Belen Perez Mauricie nuk mundi të çojë një medalje në shtëpi në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio, ama kjo humbje përkoi në ditën më të bukur të jetës së saj. Teksa Maria po jepte një intervistë duke analizuar humbjen për televizionet argjentinase, pas saj Lucas Guillermo Saucedo që është trajneri dhe njëkokëhësisht partneri prej 17 vitesh kishte shkruar në një fletë:
“Do të martohesh me mua? Të lutem?”
Për fatin e mirë të Saucento, partnerja e tij bërtiti nga lumturia dhe ai mori një Po të sigurt në një transmetim live televiziv.
Pas kësaj sigurisht që intervista mori një rrjedhë krejt tjetër dhe humbja në Lojërat Olimpike mbeti në plan të dytë pasi tema e bisedës u përqendrua tek dashuria e dyshes.



















