Gjon’s zbulon detaje nga bashkëpunimi me Arilena Arën

Gjon’s Tears në një intervistë për “Pushime On Top” foli ndër të tjera edhe për bashkëpunimin me Arilena Arën, duke zbuluar si janë njohur dhe si erdhi realizimi i projektit të tyre muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti. Gjoni theksoi se ka patur disa takime me Arilenën, pasi atij i pëlqen t’i njohë artistët para se të bashkëpunojë.

“Unë kam nevojë t’i njoh shumë njerëzit kur bëj bashkëpunime, si për shembull Arilenën. Jemi takuar plot herë para se të fillojmë bashkëpunimin. Këngëtarë ka më të mirë se unë, por gjëja që na bën unikë është vetja jonë si humanë, a jemi të mirë si njerëz. Arilenën e kam njohur te ‘The Voice’, por nuk kemi folur shumë herën e parë kur erdhëm. Kështu që kur më ka thirrur në atë moment që edhe ajo ishte duke konkurruar për Eurovisionin, ishte një kënaqësi e madhe”, tregoi artisti.

Më tej ai shtoi, “Arilena më ka marrë te ajo bota e saj. Unë erdha si qershia mbi tortë, bëra pjesën time. Nuk e kemi shkruar këngën bashkë nga fillimi, ishte një eksperiencë shumë e re”.

 

Previous ArticleNext Article