Sandalet me taka dhe platformë janë rkthyer sërish!

Sandalet me taka dhe platformë janë rikthyer sërish dhe janë shoqërueset më të mira të verë 2021. Kanë kaluar vite që kur këtë model e kemi parë për herë të fundit, dhe për vite me radhe këto modele u zhdukën nga qarkullimi.  Por ja tek është sërish këtu rikthyer në formë të shkëlqyer për të qenë pjesë e garderobës tonë verore.

Ky rikthim i papritur i këtij modeli të sandales është pritur shumë mirë nga të gjitha shtëpitë e famshme të modës të cilat kanë krijuat modelet që mbajnë firmën e tyre.

Nga Giuseppe Zanotti, Casadei, Ettro  e deri tek Valentino, Miu Miu, Guçi e Saint Laurent të gjitha shtëpitë  luksoze të modës kanë rikrijuar edhe një herë sandalet e viteve ’70.

Previous ArticleNext Article