Romina, grimierja shqiptare që ‘pikturon’ portretet e VIP-ave botërorë!

Ështe lindur dhe rritur në Tiranë, por qysh herët e ka menduar veten si qytetare të botës! Sot një ndër grimieret më të famshme në Itali Romina Pashollari ja ka dalë të krijojë një karrierë brilante në fushën e së bukurës!

E përgjedhur si grimierja e shumë eventesh mode në Milano por jo vetëm, artistja shqiptare e ‘telajove’ të portretit ka ndarë pak orë më parë në rrjetin social instagram një ndër arritjet e saj më të mëdha si grimiere.
Në show-n e Dolce & Gabbana pak ditë më parë e ftuara e nderit ishte drejtorja e Vogue Anna Wintour, e cila ja besoi imazhin e saj grimieres shqiptare Romina Pashollari.

“Realizova një ëndërr”; shkruan artistja në një foto të shkrepur gjatë punës duke grimuar ikonën e modës Wintour.

Romina ka grimuar edhe personazhë të tjerë të famshëm si dhe bashkëpunon me revista të njohura mode si Elle, Vogue etj.

Previous ArticleNext Article