KreuCelebrity

Roberti habit me deklaratën: “Vajza jonë s’e di që unë dhe Nora jemi divorcuar”

Roberti habit me deklaratën: “Vajza jonë s’e di që

Nora Istrefi dhe Robert Berisha rreth dy vite më parë i dhanë fund martesës së tyre. Ata ruajnë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes, kjo për shkak të vajzës Renee.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Roberti ka treguar se situata mes tyre është menaxhuar aq mirë, sa vajza e tyre nuk e di se janë të divorcuar.

“E kam menaxhuar aq mirë, sa goca nuk e di fare që ne jemi të divorcuar, dhe nuk e ka kuptuar që ne nuk jemi bashkë. Ne thjesht nuk bashkëjetojmë me një shtëpi, ne dhe pushimet i bëjmë bashkë. Kur vjen puna me qenë e lumtur goca ajo është primare. Mendoj që duhet të harrohet ky mentalitet, këto komplekse të shqiptarëve, që kur të ndahesh nuk ke të drejtë as komshiut të gruas me i fol”, tha Berisha.

Më tej ai ka shtuar gjithashtu se secili mund të vazhdojë jetën e tij, por ata që bëhen pjesë duhet të respektojnë marrëdhënien e tyre. “Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”, u shpreh ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF