Fustani me të cilin Kate ia mori mendjen William-it kur u njohën! 

Sot është kthyer në një ikonë stili, gjithmonë elegante dhe e veshur me shumë kujdes. Por kur u njohën për herë të parë me William, Kate Middleton ishte një vajzë shumë më e hedhur, dhe kjo reflektohej edhe në pamjen e saj.

Njohja ndodhi kur ishin studentë. Që prej atëhere, Dukesha ka pësuar një transformim të madh.

Gjatë kohës së Universitetit, ajo ishte një njeri krejt tjetër dhe kjo shihej edhe në veshjen e saj. Kate tërhoqi vëmendjen e princit gjatë një pasarele në shkollë për një event bamirësie.

Fustani që ajo mbante veshur ishte krejtësisht transparent, duke ekspozuar linjat e rregullta të Kate. William ishte në rreshtin e parë, dhe thuhet se mbeti i befasuar kur e pa.

Previous ArticleNext Article