Zbulohet emri i veçantë i vajzës së Marinës dhe Getoarit!

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundit, dhe moderatorja e njohur Marina Vjollca është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe reperi i njohur Getoari janë bekuar me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me një emër të veçantë.

Burime të afërta pranë çiftit thonë se ata kanë vendosur ta quajnë vogëlushen Marget, dhe siç mund të vihet re është bashkimi i emrave të tyre.

Kujtojmë që në fund të muajit gusht, Marina Vjollca konfirmoi shtatzëninë e saj dhe vetëm pak ditë më parë dha lajmin se do të bëhej nënë e një vajzë, teksa tregoi edhe dhomën e zbukuruar të së bijës.

Previous ArticleNext Article