Ç’po ndodh? Donaldi kërkon të largohet nga “Big Brother VIP”!

Me daljen e këngëtares Beatrix Ramosaj nga shtëpia e “Big Brother VIP” ishin të shumtë ata që mendonin se do t’i bënte mirë Donaldit për lojën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por ndryshe nga sa mendohej, këto ditë aktori është shfaqur i ngarkuar emocionalisht, dhe i shqetësuar për këngëtaren duke menduar për atë që Beatrix po përjeton jashtë shtëpisë.

Këtë të diel ai i ka thënë Monikës se do që të ndërpresë lojën dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Pas kësaj deklarate aktori është thirrur në dhomën e rrëfimit dhe ende nuk dihet se çfarë vendimi ka marrë, ndaj mbetet për t’u parë në ditët në vijim..

Ndërkohë pas daljes nga shtëpia Beatrix nuk ka bërë asnjë dalje publike dhe ende nuk ka publikuar asgjë në rrjetin e saj social Instagram.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article