KreuCelebrity

Më të kombinuar se kurrë, Julia Fox dhe Kanye West bëjnë daljen e parë si çift!

Julia Fox dhe Kanye West kanë bërë daljen e tyre të parë si çift në tapetin e kuq.

Dyshja disa javë pasi bënë publike romancën e tyre ka mbërritur këtë të diel në Javën e Modës në Paris.

Reperi “Donda”, i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në “Ye” vjeshtën e kaluar, zgjodhi xhaketë xhins dhe pantallona të ngjashme nga shtëpia e tij e preferuar e modës kohët e fundit, Balenciaga, të cilat ai i kombinoi me syze dielli tërësisht të zeza, doreza dhe çizme të gjata.

Ndërkohë ylli i “Uncut Gems” kishte kombinuar një xhaketë xhins të shkurtër Schiaparelli dhe pantallona të gjera me prerje të ulët, të cilat i huazoi nga drejtori kreativ i kompanisë, Daniel Roseberry.

Fox e përfundoi pamjen me penel shumë të theksuar dhe vathë të artë që ngjasojnë me të pasmet në formë zemre.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF