Ndahet nga jeta stilisti legjendar, Thierry Mugler!

Stilisti i njohur francez Thierry Mugler ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Vdekja e tij ka ndodhur për “shkaqe natyrore”, sipas agjentit të tij Jean-Baptiste Rougeot.

“Jemi të shkatërruar të njoftojmë vdekjen e zotit Manfred Thierry Mugler të dielën më 23 janar 2022”, ka njoftuar faqja zyrtare e stilistit në Facebook.

Ai njihet për krijimet e mrekullueshme të cilat transformuan modën. Mugler, emri i plotë Manfred Thierry Mugler, ka punuar me shumë nga yjet botërorë gjatë karrierës së tij, duke përfshirë: Madonna, Beyonce, David Bowie, Nicole Kidman, Sharon Stone, George Michael, Diana Ross, Lady Gaga, Rihanna, Cardi B, Jerry Hall, Katy Perry, Linda Evangelista, Demi Moore, Megan Fox, Miley Cyrus, Cindy Crawford, Tyra Banks, Reese Witherspoon, Robin Wright dhe Bella Hadid.

Një nga dukjet e tij më të fundit ishte veshja e Kim Kardashian në Met Gala në vitin 2019, një fustan i ngushtë lëkurë që ishte bërë të dukej sikur po pikonte ujë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article