Pas suksesit të “Alpha Show” në Tiranë, Noizy i ka surprizuar fansat me anë të një lajmi që ka dhënë së fundmi në rrjetin e tij social Instagram.
Reperi paska plane të mëdha për vitin e ardhshëm. Ai ka premtuar se “Alpha Show” nuk do të jetë vetëm në Tiranë, por edhe në Shkup dhe Tiranë.
“2023 ju premtoj që do bëjmë diçka shumë të madhe. Shkup-Prishtinë-Tiranë”, ka shkruar Noizy.
Kujtojmë që Noizy e cilësoi “Alpha Show” si një ëndërr të bërë realitet, me një numër të madh prej 15 mijë pjesëmarrësish që shënoi shitjen më të lartë të biletave për herë të parë në Shqipëri.