KreuCelebrity

Monika zbuloi gjininë e fëmijës, reagon Einxhel Shkira!

Moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Së fundmi Monika Lubonja ka uruar çiftin me anë të një postimi në rrjetin e saj Instagram duke zbuluar se ata do bëhen me një vajzë. “Dhe jam e bindur që po vjen princesha juaj, por edhe e jona”, ka shkruar aktorja.

Ndërkohë pas këtij postimi ka reaguar moderatoja, e cila teksa ka ripostuar urimin e aktores, ka shkruar, “Çfarë ndodhi me ishalla një djalë?! Ndaje mendjen që të bien rehat dhe portalet”, duke e shoqëruar me disa emoji me të qeshur.

Einxhel ka preferuar që mos ta zbulojë ende gjininë, ndaj na mbetet të presim derisa moderatorja ta ndajë vetë lajmin për të mësuar të vërtetën sikurse ndodhi edhe shtatzëninë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF