Ishi i JLO ka diçka për të thënë për martesën e saj me Ben Affleck

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez në dukje dukeshin një çift perfekt dhe pasi ai i propozoi për martesë këngëtares, të gjithë prisnin t’i shikonin në altar.

Por pas 4 vitesh së bashku, ata i dhanë fund fejesës së tyre në prill 2021 dhe këngëtarja shumë shpejt u rikthye në krahët e ish partnerit të saj Ben Affleck, me të cilin u martua.

Gjatë një interviste Alex ka folur rreth ndarjes nga JLo dhe martesës së saj të papritur me aktorin e famshëm.

“A ju shqetëson fakti që brenda disa ditësh pasi u ndatë, ajo u rikthye me Ben Affleck-un dhe përfundoi duke u martuar me të, jo me ju?”, u pyet ai.

“Së pari, do të thosha se jam i lumtur që nuk do të jem kurrë kandidat presidencial, sepse do të më goditnit me çekan”, qeshi Rodriguez. “Me Jennifer, shiko, ishte një përvojë e mirë. Dhe i uroj asaj dhe fëmijëve, të cilët janë të zgjuar, të bukur dhe të mrekullueshëm, më të mirat.”

Rodriguez ka qenë i martuar me Cynthia Scurtis, por çifti, të cilët kanë ka dy fëmijë adoleshentë, finalizuar divorcin në vitin 2008.

Pas ndarjes nga bashkëshortja, ai u lidh me një sërë emra me famë botërore si Madonna, Cameron Diaz dhe Kate Hudson.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article