25.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Shtator, 2023
spot_imgspot_img
Array

Të gjitha hijet e bezhës: Angelia Jolie, “klas” në rrugë edhe pa shumë lodhje!

Angelina Jolie dukej pa asnjë mundim elegante teksa shijoi një vakt të bollshëm në restorantin vegan Crossroads në Los Angeles. Fituesja e çmimit Oscar, 47 vjeçe, ishte  veshur me një pallto të gjatë bezhë me rrip në mes, bluzë të celët, pantallona të gjera gri dhe këpucë me taka ngjyrë nude.

Look-un kishte zgjedhur ta kombinonte me bizhuteri elegante ari, ndërsa flokët e gjatë të errët i mbante lëshuar, të kthyer në njëjrën anë. Për të theksuar tiparet e saj natyrale, kishte zgjedhur një grim bronxi. Aktorja e famshme shkëlqente me pamjen e saj, e cila në dukje dukej mjaft e thjeshtë, por e kombinuar me shumë shije.

Pas vitesh të tëra shërbimi të përkushtuar si Ambasadore e Vullnetit të Mirë të UNHCR-së, Jolie u emërua e dërguar speciale në prill 2012. Në këtë rol të zgjeruar tashmë, iu dha autoriteti për të përfaqësuar UNHCR në nivel diplomatik, me fokusin tek krizat e mëdha të refugjatëve.

Si e dërguar speciale për UNHCR-në, Agjencinë e OKB-së për Refugjatët, Jolie u takua në 20 shtator me njerëzit e prekur nga përmbytjet në Dadu, provincën Sindh të Pakistanit, si dhe me fëmijë që kishin mbetur të pastrehë nga fatkeqësia natyrore.

 

 

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit