KreuBusull

Mediat prestigjioze amerikane i japin jehonë lajmit/ Kastro Zizo nderohet me çmimin “Artisti i Vitit” në Washington DC

Artisti shumë dimensional Klevis Bega i njohur si Kastro Zizo është nderuar me çmimin e madh “Artisti i Vitit 2022” në Washington DC për arritjet dhe kontributin si artist dhe aktivist i të drejtave të njeriut.

Lajmi ka marrë jehonë nga media të rëndësishme amerikane ndërsa vetë artisti e njoftoi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ku shprehu mirënjohjen dhe lumturinë e tij për vlerësimin e marrë.

“Ky dhjetor festash më solli dhuratën më të bukur! Jam i lumtur te ndaj me ju lajmin se jam nderuar me cmimin ‘Artisi i Vitit’ per vitin 2022, per arritjet dhe kontributin tim si artist dhe aktivist i te drejtave te njeriut. Vleresimi me kete cmim u be i mundur prej propozimit te komunitetit artistik te New Yorkut dhe me kerkese nga zyra e senatorit te ShBA ne New York, z. Chuck Schumer, eshte ngritur flamuri ne majen e nderteses se Kongresit Amerikan ne Washington DC.

Ky cmim me jepet ne celebrimin e Dites Boterore te te Drejtave te Njeriut nga Organizata e Kombeve te Bashkuara, Dua te shpreh nje mirenjohje te thelle ndaj senatorit @senschumer i cili ka qene perhere nje ze i fuqishem perkrahes per shqiptaret ne Shtetet e Bashkuara dhe ka luftuar per te drejtat e tyre jashte ShBA-se. Nje falenderim i perzemert shkon edhe per komunitetin artistik te New Yorkut, te cilet me vleresuan te denje dhe propozuan Klevis Begen per kete cmim!

Puna disavjecare ne luften kunder pabarazise dhe diskriminimit me baze gjinore si dhe perpjekjet e pareshtura per te mbeshtetur dhe promovuar te rinjte shqiptare dhe jo vetem, jane ato qe me sollen perpara ketij momenti kaq perules per mua! Kjo pasi ky cmim vjen me nje ndjesi te shtuar pergjegjesie per mua dhe shoqaten te cilen une drejtoj, ‘E ardhmja ime, e tashmja ime, e cila do te vazhdoje misionin e nisur me projekte te reja… Stay tuned!”  shkruan Kastro në postimin e tij.

A post shared by KLEVIS BEGA (@kastro_zizo_)

Së fundmi shumë media prestigjioze amerikane kanë folur për suksesin dhe arritjet artistike të artistit të njohur Kastro Zizo.  NY Glamour Magazine e quajti atë “babai i rrokut urban” dhe një sensacion ndërkombëtar që ka ndikuar brezat në Shqipëri dhe më gjerë.  Kastro Zizo u shpall edhe “Artisti më me ndikim i vitit 2022” nga NY Elite Magazine.

Kjo është hera e dytë që Kastro Zizo nderohet me çmimin “Artisti i Vitit” më parë mori këtë çmim në vitin 2010 nga “Zhurma Music Video Awards” në Kosovë.

Kujtojmë që Kastro Zizo ishte së fundmi pjesë e formatit Dance Albania në TvKlan ku arriti të shkonte deri në gjysmëfinale duke treguar se ka aftësi shumë të mira edhe në kërcim./bordo.al

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF