Arrestohet Dani Alves, akuzohet për sulm seksual

Dani Alves, është akuzuar për sulm seksual ndaj një gruaje në banjat e një klubi nate në Barcelonë, natën e 30 dhjetorit dhe do të mbahet në paraburgim pa kusht.

Ish-futbollisti i ka mohuar kategorikisht akuzat. Ai pranoi se ka qenë në ambientet e klubit, por nuk e njihte gruan që e kishte akuzuar.

Gruaja në fjalë pretendon se Alves e kishte prekur atë poshtë mbathjeve, pa dëshirën e saj.

Bashkëshortja e tij Joana Sanz ka mbështetur futbollistin, i cili po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

“Së bashku”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Instagram në një foto të tyre me duar të bashkuara.

Joana ka falenderuar gjithashtu të dashurit e saj dhe personat anonimë që po i japin mbështetje në një moment kaq delikat si ky.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article