Lajmet që nuk duhet t’i kishit humbur nga java që lamë pas!

Kur bëhet fjalë për të rejat nga personazhet e showbizit të gjithë duam të jemi të mirëinformuar, por jo gjithmonë na ndodh të jemi të vëmendshëm. Gjithësesi ne kemi menduar t’ju përmbledhim gjithçka çfarë nuk duhet të kishit humbur në këtë artikull. Këto janë disa nga lajmet që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe u kthyen në kryefjalën e diskutimeve në rrjet.

Dukeshin shumë të dashuruar, Adelina Tahiri nuk përjashton ndarjen me partnerin?  


Adelina Tahiri duket se ka një lidhje mjaft të shëndetshme martesore. Ajo është shfaqur vazhdimisht shumë e dashuruar me partnerin, dhe e ka mbrojtur me forcë marrëdhënien e saj edhe përballë kritikave për diferencën e madhe te moshës.
Ndaj dhe pohimi i saj fundit në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana”, i befasoi shumë fansat. Adelina rrëfeu se ajo dhe bashkëshorti nuk janë në momentin më të mirë të marrëdhënies së tyre.

Shuhet ylli i kinematografisë italiane Gina Lollobrigida!

Aktorja italiane Gina Lollobrigida, një nga yjet më të mëdha të kinematografisë evropiane në vitet 1950-1960, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare. E përshkruar shpesh si “gruaja më e bukur në botë”, ajo ka luajtur në filmat si, “Beat the Devil”, “Hunchback of Notre Dame” dhe “Crossed Swords”.

I lidhur me Kiara Titon? Përgjigjet djali i biznesmenit!

Lajmi se Kiara Tito është e lidhur jshtë shtëpisë së BBV, në një kohë kur vetë moderatorja aty ka pretenduar se është beqare, u përhap me shpejtësi në mediat rozë. Por Koka ka reaguar duke i mohuar këto zëra kategorikisht.

Në ditën e saj të lindjes, Luiz Ejlli surprizon Kiarën në mënyrën më të bukur!

Moderatoja e njohur Kiara Tito feston sot ditën e lindjes e saj në një mënyrë krejt të veçantë pasi ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP”. Në mesnatë ajo mori një surprizë shumë të bukur nga Luizi, i cili i këndoi këngës Ed Sheeran “Perfect”.

Dua Lipa, bashkë-drejtuese e Met Gala: Ylli shqiptar shkëlqen gjithmonë e më fort!

Dua Lipa do të drejtojë së bashku me Michaela Coel, Penélope Cruz, Roger Federer,  dhe Anna Wintour Met Gala 2023. Nuk kanë të sosur kështu sukseset e këngëtares shqiptare. Dua është tashmë e pandalshme.

Ermonela Jaho shpallet “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”!

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, është shpallur “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”. Lajmin e bukur këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin e saj social Instagram, ku shkruan, “Shumë i nderuar që jam: Artistja e Vitit në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023.

Selena Gomez ka një të dashur të ri: Kush është Drew Taggart?

Selena Gomez duket se ka një të dashur të ri dhe fansat e saj mezi presin të dinë gjithçka për Drew Taggart pasi dyshja u panë në një takim boëling së fundmi. Prej disa kohësh është përfolur për një romancë mes dyshes, por tashmë që ata janë parë duke u sjellë si çift në publik, fansat e marrin këtë si konfirmim zyrtar se Taggart është i dashuri i saj i ri.

Është zyrtare: Alec Baldwin akuzohet për vrasjen e “pavullnetshme” të kineastes në sheshxhirim!


Alec Baldwin nuk shpëtoi dot vetëm me ndjesën e thellë dërguar familjarëve të kineastes Halyna Hutchins, të cilën e qëlloi padashje për vdekje në sheshxhirimin e filmit “Rust”.
Mësohet se ndaj yllit hollivudian do të ngrihet akuzë nga prokurorët e Nju Meksikos për vrasje të pavullnetshme.

Britney Spears ndryshon emrin e saj! Zbuloni si quhet ajo tani!


Ylli i popit Britney Spears nuk ndalon së surprizuari dhe së fundmi ka njoftuar se ka ndryshuar emrin e saj. Tashmë ajo quhet River Red. 41-vjeçarja e ndau lajmin me ndjekësit e saj në Instagram përpara se të ndryshonte emrin e saj.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article