Një kopje e Stormit/ Kylie Jenner zbulon portretin dhe emrin e veçantë të djalit!

Kyle Jenner ka zbuluar për herë të parë portretin e djalit të saj të cilin e ka quajtur Aire. Dhe ajo çfarë të gjithë ranë dakort ishte fakti që Aire është një kopje e motrës së tij Stormi.

Ylli ndau për miliona ndjekësit e saj në Instagram disa foto ku shfaqet krahë vogëlushit që ka me Travis Scott duke marrë mijëra komente dhe pëlqime nga fansat.

Kujtojmë që Jenner dhe reperi , fillimisht e quajtën djalin e tyre Wolf Jacques Webster , por me pas njoftoi se ata e kishin ndryshuar emrin e tij. “Emri i djalit tonë nuk është më Wolf”, shkroi ylli i reality show-t në InstaStory.


“Nuk e ndjemë se ky ishte emri i duhur për të,” shtoi më tej Kyle.

Një burim më vonë tha për People se ndërsa çifti “i pëlqente Wolf” në fillim, ata në fund “dëshiruan të zgjidhnin emrin e përsosur që të dy e donin”.

Që nga ardhja e tij në jetë më 2 shkurt, Jenner ka postuar foto nga shtatzënia e saj në Instagram si dhe një video në shtëpi të titulluar “To Our Son” në kanalin e saj në YouTube që përfshinte pamje intime nga momentet që çuan në ardhjen e djalit të saj të vogël por jo portretin e tij.

Vlogu u dha fansave një paraqitje të shkurtër të takimit të parë me mjekun e yllit dhe vajzës së saj 4-vjeçare Stormi duke i treguar gjyshes Kris Jenner për vëllain e saj.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article