KreuStil Jetese

6 muaj pas ndarjes, çifti i njohur i showbizit shqiptar kthehet bashkë!

6 muaj pas ndarjes, çifti i njohur i showbizit shqiptar kthehet

Pas 6 muaj ndarjeje, dyshja e showbizit shqiptar Rina dhe Sinboy duket kanë vendosur t`i japin një tjetër shans lidhjes së tyre. Burime për “Prive” kanë zbuluar se Sin Boy është shëndoshë e mire pas lajmeve të rreme se kishte humbur jetën dhe madje është rikthyer dhe me Rina Balajn.

Sipas “Prive”, artisti e ka përdorur lajmin e vdekjes për publicitet, por gjithë këtë periudhë ai po e kalon duke bërë udhëtime në Europë me këngëtaren.

Rina e nisi karrierën e saj si repere, por ra disi në qetësi pas lidhjes me Sin Boyn, duke ndryshuar edhe zhanrin e muzikës.

Edhe pse jetonin bashkë e dukeshin të lumtur, ata i dhanë fund romancës së tyre dhe këtë, e treguan më së pari duke mos ndjekur njëri-tjetrin në rrjetet sociale, megjithatë duket se e gjithë kjo ka ndryshuar sërish!.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF