KreuStil Jetese

Rikthehen Gigi Hadid dhe Leo DiCaprio? Së bashku në festën para nisjes së Oscars!

Rikthehen Gigi Hadid dhe Leo DiCaprio? Së bashku në festën para

Supermodelja Gigi Hadid ka ndezur edhe një herë zërat për një romancë me yllin e Hollivudit, Leonardo DiCaprio. 27-vjeçarja u pa në festën para nisjes së Oscars, ku dukej tejet elegante, teksa kishte veshur një xhaketë lëkure, pantallona lëkure të zeza me bel të ulët, çizme të zeza dhe një çantë dore të zezë. Gigi gjithashtu veshi një bluzë të zezë, e cila tregonte mesin e saj të tonifikuar.

Raportimet sugjerojnë se Gigi dhe aktori i Titanikut janë parë së bashku në festën e Oscars. Një burim tha, “ata ishin bashkë pothuajse gjithë natën në festën e fundit”. Ata ishin të lidhur në shtator të vitit të kaluar, por romanca e tyre dështoi shumë shpejt.

Leonardo, i cili njihet për lidhjet me femra në fillim të të 20-tave, thuhet se po takohet me modelen 19-vjeçare Eden Polan. Por një burim i afërt me aktorin i ka mohuar thashethemet. Jeta romantike e aktorit vazhdimisht ka qenë subjekt diskutimi, përfshi komedianin Katherine Ryan që e kritikoi publikisht për lidhjet me femra më të reja.

Gigi, e cila është nëna e vajzës njëvjeçare Khai Hadid Malik me ish-yllin e One Direction, Zayn Malik, ka thënë më herët se nuk ka energji për të vrapuar pas DiCaprios. Megjithatë, pamjet e fundit kanë rindezur aludimet për një romancë mes të dyve.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF